
Violinisti i njohur Ervin Gonxhi është një nga emrat më të përfolur së listës së personazheve që do të bëhen pjesë e reality shoë Big Brother Vip Albania, i cili do të nisë siparin të shtunën e 13 janarit.
Artisti ka reaguar sëfundmi në një Instastory ku ka publikuar një orë me mbishkrimin “Tik tak”, që nënkupton se tashmë ka nisur numërimi mbrapsh për muzikantin.
Nëse do të jetë vërtetë pjesë e programit, mbetet për tu parë të shtunën në mbrëmje.
