LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 17:05

Theri djalin e axhës pas një konflikti në Prishtinë

Një konflikt mes familjarëve, i cili përfundoi me plagosjen e një 43-vjeçari në Prishtinë, ka çuar në arrestimin e personit të dyshuar tetë ditë pas ngjarjes.

Sipas informacioneve të publikuara nga Sinjali, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit, rreth orës 23:30, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.

Bazuar në informacionet fillestare të hetimit, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes dy familjarëve, një 43-vjeçar dyshohet se është sulmuar me një mjet të mprehtë nga djali i axhës së tij, Krenar Gashi, 33 vjeç.

Si pasojë e incidentit, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Menjëherë pas rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur prova materiale.

Gjatë fazës së hetimit janë intervistuar edhe dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa pas veprimeve hetimore të zhvilluara gjatë ditëve në vijim, më 6 korrik, policia ka siguruar prezencën e personit të dyshuar.

Sipas raportimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti po hetohet nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat dhe motivin e konfliktit.

Në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, personi i arrestuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE