LAJME / E Shtunë 13 Janar 2024, 02:02

Terr në aeroportin e Rinasit. Pasagjerët në errësirë

RINAS- Errësira mbizotëroi për disa miuta në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit mbrëmjen e sotme pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike. Shkaku për këtë incident ende nuk dihet ende.

Mësohet se shumë pasagjerë të cilët ndodhen në ambiente të ndryshme të aeroportit, në pritje të fluturimeve të tyre, kanë mbetur të bllokuar nga mungesa e energjisë elektrike.