LAJME / E Premte 6 Tetor 2023, 04:04

Të shtënat në një lokal nate i marrin jetën 3 mjekëve në Brazil

Një sulm me armë zjarri ka tronditur Brazilin këtë të enjte. Mediat vendase raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën tre persona, mjekë në profesion. Njëri prej tyre është vëllai i një politikaneje në vend, e për këtë arsye dyshohet se sulmi ka pasur motive politike.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal nate në Rio de Zhaneiro. Sulmi i armatosur shkaktoi reagime të forta në vend, madje edhe në nivelet me të larta të qeverisë, pasi dyshohet për krim politik.

Nga sulmi ka mbetur i plagosur edhe një mjek tjetër. Tre të vrarët dhe i plagosur kishin shkuar në Rio de Zhaneiro në kuadër të një konference ndërkombëtare mjekësore ortopedike.

Autoritetet policore kanë marrë deklaratat nga dëshmitarët okularë dhe po analizojnë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në zonë./tvklan.al