LAJME / E Shtunë 19 Gusht 2023, 03:03

Të shtëna me armë zjarri në Gjadër të Lezhës, qëllohet 24-vjeçari

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Gjadër të Lezhës.

I plagosur ka mbetur Dorjan Gjini, 24-vjeç.

24-vjeåari u transportua menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se ai ka marrë goditje në këmbë.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje.