
Video alarmuese nga autostrada Ferizaj-Kaçanik, të rinjtë vozisin në kah të kundërt dhe e publikojnë në rrjete sociale
Një veprim tejet i rrezikshëm është regjistruar në autostradën Ferizaj-Kaçanik, ku disa të rinj kanë filmuar veten duke vozitur automjetin në kah të kundërt të lëvizjes.
Pamjet, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale, kanë shkaktuar reagime të shumta për shkak të rrezikut të madh që paraqesin për sigurinë në trafik.
Me këtë veprim, të rinjtë jo vetëm që kanë rrezikuar jetën e tyre, por edhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, duke krijuar mundësi për aksidente me pasoja të rënda.
Në videon e publikuar shihet se në kahun ku automjeti duhej të qarkullonte normalisht ishte krijuar një kolonë e gjatë automjetesh, ndërsa drejtuesi kishte zgjedhur të lëvizte në drejtim të kundërt.
Rasti ka ngjallur shqetësim te qytetarët, të cilët kanë kërkuar reagim nga organet kompetente për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të përfshirë në këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
