
Një protestuese e pranishme në tubimin e 50-të radhazi para Kryeministrisë ka kërkuar hapjen e dosjeve të hetimeve dhe publikimin e çështjeve që, sipas saj, mbahen të mbyllura.
Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama me akuza dhe kërkoi që të zbardhen dosjet e zyrtarëve të lartë.
“Kam dy-tre kërkesa për këtë krypis. Në radhë të parë, të marrin të hapin dosjet se i ka futur stivë nën tavolina. Të hapin dosjen e Ballukut, dosjen e vet, dosjen e të gjithëve me radhë. Të gjithëve, pa përjashtim”, u shpreh protestuesja.
Më tej, ajo i bëri thirrje kryeministrit të largohet, duke përdorur tone të ashpra ndaj tij.
“Edhe një thirrje e kam: ik, mos na bëj të fusim duart në hale me ty, se nuk ia vlen. Je bërë i neveritshëm, je bërë egoist dhe të vjen era gjithkund”, deklaroi ajo.
Protesta para Kryeministrisë vijon prej 50 ditësh, me qytetarë që kërkojnë ndryshime politike dhe mbajnë qëndrime kundër qeverisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
