
Tërmeti që goditi Marokun ka vrarë më shumë se 1000 njerëz deri më tani. Si pasojë e tërmetit janë prekur mbi 300,000 njerëz. Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.
Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Ja një vështrim i tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 25 viteve të fundit në botë:
Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit, duke shkaktuar më shumë se 46 mijë viktima.
Epiqendra e tërmetit 7,8 ballë i shkallës Rihter ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Ai u pasua nga disa pasgoditje, njëra prej të cilave 7,5 ballë e shkallës Rihter.
Një tërmet me magnitudë 9.1 në Indonezi shkaktoi një cunami në Oqeanin Indian, duke vrarë rreth 230,000 njerëz.
Në Haiti, më shumë se 100,000 njerëz u vranë nga një tërmet me magnitudë 7.0.
Qeveria vlerësoi 316,000 të vdekur, por shkalla e shkatërrimit e bëri të pamundur një saktësim të numrit të viktimave.
Një tërmet me magnitudë 7.9 goditi Sichuan lindor në Kinë, duke rezultuar në më shumë se 87,500 të vdekur.
Një tërmet me magnitudë 7.6 vrau më shumë se 80,000 njerëz në rajonin e Kashmirit të Pakistanit.
Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Iranin juglindor, duke shkaktuar më shumë se 20,000 të vdekur.
Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Gujarat në Indi, duke vrarë rreth 20,000 njerëz.
Një tërmet me magnitudë 9.0 në brigjet verilindore të Japonisë shkaktoi një cunami, duke vrarë më shumë se 18,400 njerëz.
Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Izmit të Turqisë, duke vrarë rreth 18,000 njerëz.
Në Nepal, më shumë se 8,800 njerëz u vranë nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë.
Më shumë se 5,700 njerëz vdiqën kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi ishullin Java të Indonezisë.
