LAJME / E Mërkurë 17 Qershor 2026, 14:02

SPAK zbulon skemën: Si Isa Aliu pastroi paratë e baronëve të drogës përmes një kompanie ndërtimi

Detajet e reja nga hetimi i SPAK-ut zbulojnë mekanizmin që dyshohet se është përdorur nga Isa Aliu për të pastruar fitimet e nxjerra nga trafiku ndërkombëtar i kokainës.

Sipas dosjes hetimore, një pjesë e konsiderueshme e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal fillimisht u transferua në Shqipëri në para të gatshme, duke anashkaluar sistemin bankar. Fondet më pas u investuan në kompani pasurish të paluajtshme dhe tregtare në sektorë të ndryshëm, kryesisht në ndërtim, mikpritje dhe shërbime.

SPAK thotë se pasi i ka injektuar shuma të mëdha parash kompanisë “A.. R.. H…” sh.pk, Isa Aliu dyshohet se e ka drejtuar aktivitetin e saj drejt sektorit të ndërtimit. Sipas hetuesve, kompania fillimisht është shfaqur si nënkontraktore në projekte banimi, me qëllim krijimin e një fasade ligjore për qarkullimin e fondeve dhe justifikimin e investimeve të ardhshme.

Hetimet paraprake kanë zbuluar gjithashtu një skemë të dyshuar të blerjes fiktive të aksioneve në kompani të ndryshme me çmime shumë më të ulëta se vlera reale. Përmes kësaj metode, sipas SPAK, kontrolli i subjekteve tregtare sigurohej me kosto minimale, ndërsa paratë qarkullonin përmes kredive midis individëve dhe kompanive të lidhura, duke krijuar një histori ekonomike artificiale dhe duke humbur gjurmët e origjinës së tyre kriminale.

Sipas prokurorëve, qëllimi përfundimtar i kësaj skeme ishte integrimi i parave të trafikimit të drogës në ekonominë formale, nëpërmjet investimeve në ndërtim, hotele, prona dhe aktivitete të tjera biznesi.

Gjatë viteve 2019-2021, grupi ku bën pjesë Isa Aliu ka vepruar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Hetimet e kryera kanë ngritur dyshime se të dyshuarit kanë trafikuar të paktën 50 ton kokainë gjatë periudhës së mësipërme.

Urdhër arresti janë lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE