LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 19:07

SPAK kërkon 5 vite burg dhe konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pretencën përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Fatime Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku, duke kërkuar shpalljen e tyre fajtorë, por me pezullim të dënimit me burg në këmbim të shërbimit të provës.

Gjithashtu, organ i akuzës ka kërkuar zyrtarisht konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit në zonën e “Kodrës së Diellit”, si pasuri ekuivalente me produktin e veprës penale pasi sipas SPAK nëna e ish-deputetes Monika Kryemadhi nuk justifikon rreth 730 mijë euro.

Kërkesat e SPAK për masat e dënimit:

Fatime Kryemadhi: U kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 5 vite burg, të cilat SPAK propozon të konvertohen në 5 vite shërbim prove. Sipas hetuesve, ajo nuk justifikon shuma të mëdha monetare (98 mijë euro, 246 mijë dollarë dhe 310 mijë euro të tjera).

SPAK argumenton se dy kredi për blerje apartamentesh janë shlyer me para cash me burime të pajustifikuara, ndërsa deklaratat noteriale për hua janë hapur pas marrjes në pyetje dhe pa asnjë gjurmë deklarimi në kufi.

Piro Xhixho: U kërkua dënimi me 4 vite e 6 muaj burgim për akuzën e korrupsionit. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 3 vite burg, të cilat prokuroria ka kërkuar të konvertohen në 4 vite shërbim prove.

Ema Çoku: U kërkua dënimi me 7 vite burgim për “pastrim parash”. Me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 4 vite e 8 muaj, duke u kërkuar përfundimisht 5 vite shërbim prove.

Sipas dosjes së SPAK, shtetasja Ema Çoku, e identifikuar si lidhje e ngushtë e Monika Kryemadhit, ka tentuar të justifikojë veprimet e të pandehurve të tjerë përmes deklaratave noteriale fiktive (ku pretendonte se i kishte dhënë 240 mijë euro Fatime Kryemadhit).

Hetimet vërtetuan se kompania e Çokut kishte paguar fatura hotelesh për shtetas të huaj në mbështetje të ish-LSI-së dhe evente të LRI-së, ndërkohë që vetë ajo ishte debitore e me kredi të mëdha në banka, duke mos pasur asnjë mundësi financiare për të kryer donacione apo huadhënie të tilla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE