LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 18:06

Skena Horrori: Babai kërcënon vajzën 3-vjeçare me thikë dhe e var nga dritarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Ankaranë, ku një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e kërcënoi me thikë dhe e var nga dritarja e një apartamenti pas një konflikti me bashkëshorten e tij.

Sipas raportimeve nga mediat turke, incidenti ndodhi në lagjen Etimesgut. Burri dyshohet se u përfshi në një debat të ashpër me gruan e tij për arsye ende të paqarta, përpara se situata të përshkallëzohej në mënyrë dramatike.

Pas konfliktit, ai mori vajzën e mitur dhe e mbajti peng, ndërsa në dorë mbante një thikë. Dëshmitarët raportuan momente paniku kur burri u shfaq në dritaren e apartamentit duke e mbajtur fëmijën të varur jashtë ndërtesës.

Ngjarja shkaktoi alarm të madh te banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Forcat speciale të policisë turke ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të shpëtonin fëmijën pa lëndime.

Pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke dokumentuar momentet dramatike para ndërhyrjes së policisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE