
KosovaNews para dy vjetësh pati raportuar ekskluzivisht se si pothuajse të gjitha bizneset e oligarkëve Blerim dhe Shkëlqim Devolli pronësinë e tyre fundore e kanë të regjistruar me pasaporta të Serbisë.
Edhe televizioni Klan Kosova dhe operatori Art Motion pronësinë e tyre fundore e kishin të regjistruar me pasporta të Serbisë në Maqedoni.
Dje, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë zbarkuan në Qumështoren Vita, për një inspektim të befasishëm, mirëpo kjo ngjalli reagime të mëdha nga udhëheqësit e kësaj kompanie, të cilët në shenjë revolte e mbyllën fabrikën.
Ndërkohë, në anën tjetër, përemes mediave që financohen nga Devollët, tentuan ta mashtrojnë opinionin publik, duke thënë se kinse Qeveria e ka mbyllur fabrikën në shenjë hakmarrje politike,
Por, meqë u hap ky debat, KosovaNews me një kërkim të thjeshtë e ka hulumtuar edhe pronësinë e Qumështores Vita për ta gjetur pronarin e vërtetë.
Megjithë përshtjellimet e çuditshme, që zakonisht i hasim tek kompanitë e Devollëve, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve(ARBK), pronare e Qumështores Vita figuron kompania “Abrazen L.L.C”, me seli në Istog.


Sipas të dhënave të ARBK-së, pronare e kompanisë “Abrazen L.L.C” , si pronar juridik, figuron “Abrazen ltd” në Maltë, me adresë: Valletta, Indepedence,Valleta VLT, NUI: C63960, me kapital prej 9,9 milionë euro.

Vajza e Blerim Devollit, Jona Devolli, është pronare “Abrazen ltd” në Maltë, pronësinë e kompanisë e ka të regjistruar me pasaportë të Serbisë.
KosovaNews pati raportuar se si Vlera Devolli, vajza e Blerim Devollit, e ka të regjistruar me pasaportë të Serbisë në Maltë pronësinë e kompanisë që merret me energji solare.
Edhe vajza tjetër e Blerim Devollit, pra Jona Devolli, po del se e ka të regjistruar kompaninë që e ka në pronësi Qumështoren Vita në Maltë, me pasaportë të Serbisë.

Sipas të dhënave të Agjensisë së Bizneseve në Maltë, si pronare e kompanisë “Abrazen ltd” në Maltë figuron shtetasja serbe Jona Devolli.
Janë me qindra faqe dokumentesh, të cilat tregojnë një përshtjellim të pronësisë së kompanisë “Abrazen ltd” në Maltë, e cila e ka në pronësi Qumështoren Vita në Kosovë, por ajo që është faktike është se si pronare kryesore figuron Jona Devolli, vajza e Blerim Devollit, ndërsa ajo që është më skandaloze është se pronësinë e kësaj kompanie nuk ua ka besuar dukumenteve të Republikës së Kosovës, por e ka regjistruar me dokumente të Republikës së Serbisë.

“Si baba, si bijat”
Sipas hulumtimit të KosovaNews, edhe oligarku Blerim Devolli ka shtetësi të Serbisë, dokumentet e të cilit i ka nxjerrë jo më larg se në vitin 2021.
Se si dhe pse po ndodh që të gjitha bizneset e Devollëve pronësinë e kanë të të regjistruar me pasaporta të Serbisë, kjo u mbetet organeve shtetrore të Republikës së Kosovës për ta hetuar…, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
