
Është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare, ish-basketbollisti i shquar i Lomokotivës së Durrësit, Gjon Luli.
Këtë lajm të trishtë e ka njoftuar Akademia Sportive Goga Basket, që shkruan se ikona e mësuesit të basketbollit mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e së hënës, duke lënë kështu dhimbje tek ata që e njohën dhe mësuan prej tij.
I lindur më 16 tetor të viti 1934, Luli u konsiderua në mbarë komunitetin sportiv si një sportist i rrallë që ia dedikoi jetën dhe kohën brezave të rinj.
Ai i përkiste brezit të artë të sportistëve që hodhën themelet e basketbollit durrsak në vitet ’50 dhe ’60, teksa ishte edhe pjesë e Lokomotivës, ekip që përfaqësonte me krenari qytetin në kampionatet kombëtare.
Një largim i dhimbshëm, por me kujtimet e tij që do të vijojnë të mbeten një kujtesë e gjallë për të gjithë ata që u ndikuan prej “mentorit” që edukoi dhe udhëhoqi një brez drejt suksesit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
