LAJME / E Premte 21 Qershor 2024, 23:11

“Është mashkulli më i bukur”…/ Adrola Dushi pranon publikisht se është në një lidhje me reperin Capital T (Video)

Modelja Adrola Dushi dhe reperi Trim Ademi i njohur me emrin e artit si Capital T është çifti më i ri në shoëbizin tonë. Shpesh herë dyshja e kanë mohuar se mes tyre ka diçka më tepër se shoqëria, por fotot e dedikimet për njëri tjetrin i kalojnë limitet e një shoqërie.

E ftuar sëfundmi në një program televiziv modeles i kanë dërguar një tufë me trëndafila të bardhë ku shkruhej

“ Një tufë me trëndafila të bardhë nga mashkulli yt i zemrës”. Në një sekuencë Adrola dëgjohet të shprehet se: Mund ta them se ai është mashkulli më i bukur shqiptar.

Për më tepër ndiqni videon: