LAJME / E Diel 16 Qershor 2024, 21:09

Shqiptari hoqi flamurin e Serbisë në Dortmud, Mediat në Beograd: Turp! Po provokojnë

Mediat serbe kanë reaguar ashpër duke thënë se tifozët shqiptarë në Gjermani po tolerohen e po lejohen të bëjnë ç’të duan duke shkaktuar sipas tyre provokime për Serbinë.

“Tifozët shqiptarë mbanin simbole të UÇK-së. Ata kanë qenë edhe në tribuna gjatë ndeshjes, por edhe jashtë stadiumit. Është vërtet e pabesueshme ajo që ka lejuar UEFA.

Shqiptarët mbanin simbolet e lartpërmendura të UÇK-së brenda dhe përreth stadiumit dhe nuk ishte e gjitha. Kishin edhe flamuj mbi të cilët theksonin “Shqipëria e Madhe”, bënin gjithçka me qëllim provokimi…”-shkruan Kurir.

Gjithashtu në mediat serbe thuhet se shqiptarët kanë hequr flamurin e Serbisë në një nga rrugët e Dortmundit.

Të ashpër në shkrimet e tyre, mediat gjermane thonë se Serbisë nuk i lejohet të shkojë me flamurin “Kosova është Serbi” apo shprehje të tilla të cilat janë konsideruar provokim për shqiptarët, e këtë ata e shikojnë si qëndrim me dy standarde dhe turp të UEFA-s, pasi shqiptarët janë lejuar të futen me simbolet e UÇK apo me flamurin “Shqipëri e madhe”, duke shkaktuar sipas tyre “provokime për serbët dhe Serbinë”.