LAJME / E Martë 21 Nëntor 2023, 11:11

Shpërthimi pranë lokalit në Laprakë, zbardhet dëshmia e pronarit: Nuk kam probleme me askënd

Pronari i lokalit në Laprakë, afër të cilit shpërtheu lënda plasëse, ka mohuar të ketë probleme me persona të tjerë.

Gazetari Ervin Leka raporton se në deklaratën paraprake që ka dhënë para unformave blu,

ai ka thënë se nuk ka pasur konflikte me të tjerë dhe se nuk e di se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin.

Sipas informacioeneve, pronari i lokalit nuk ka precedentë të mëparshëm penalë dhe njihet si një person i rregullt. Policia ka administruar kamerat e sigurisë për të parë se kush e ka hedhur lëndën plasëse para lokalit. Sakaq, më herët policia njoftoi se nga shpërthimi janë dëmtuar vetëm xhamat. /abcnews.al