
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pakistan, ku në një xhami ka shpërthyer një bombë.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit 52 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Besimtarët u mblodhën për festën e Bajramit Miladun Nabi, ditëlindjen e profetit Muhamed. Mes viktimave është edhe një oficer policie.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
