LAJME / E Diel 24 Shtator 2023, 18:06

Shkrumbimi fabrikës së bojërave në autostradën Tiranë-Durrës, shefi i zjarrfikëses në Durrës zbardh detajet e reja: Kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit

Marenglen Muçaj shefi i ndërhyrjes operacionale Drejtoria MNZ Durrës tregon për punën që u bë deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Ai thotë se për orë të tëra punuan zjarrfikësit e Durrësit,Vorës,Tiranës dhe Shijakut.

Shefi i operacionales tregon se gjatë gjithë kohës kanë pasur konsultën e inxhinierëve kimistë.

Ndërkohë ai konfirmon se grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e shkakut të zjarrit.