LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 14:02

Shkodër! Sherri mes komshinjve përfundon, dalin pamjet ku shkodrani shkon dhe nxjerr

Policia e Shkodër ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur një natë më parë, ku rreth orës 21:00 u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Tre Heronjtë”.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet bëjnë me dije se kanë vënë në pranga dy shtetas të përfshirë në konflikt, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për moskallëzim krimi. Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak si dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta mes dy fqinjëve, të cilët fillimisht janë konfliktuar dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri për të kanosur njëri-tjetrin. Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar porta e oborrit të një banese dhe një automjet i parkuar në ambientet e saj.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar shtetasit N. L., 63 vjeç dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Ajo që bie në sy është edhe publikimi i pamjeve nga Policia, ku një prej personave të përfshirë në konflikt shihet duke marrë armën e zjarrit kallashnikov të dyshuar si e përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

U konfliktuan për motive të dobëta dhe qëlluan me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin, vihen në pranga 2 shtetas.

Shpallet në kërkim 1 shtetas, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e datës 25.06.2026, në lagjen “Tre Heronjtë”, arrestuan shtetasit:

-N. L., 63 vjeç dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit A. F. dhe N. L. (fqinj) janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së shtetasit N. L. dhe një automjet i parkuar në oborr.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. L., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. F., gjetën municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi A. F., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk ka kallëzuar.

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE