
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 11. 776 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve gjatë një jave.
Në bilancin e policisë bëhet e ditur, se janë vendosur mesatarisht 1.628 gjoba në ditë gjatë javës që lamë pas (02.06.2024 – 08.06.2024).
Gjobat më të shumta janë vendosur për qëndrim të gabuar, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe mosdhënie përparësie ndaj qytetarëve në rrugë.
Ndërkohë, janë arrestuar dhe proceduar 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona për pa leje drejtimi, 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 2 persona për korrupsion aktiv.
11.776 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,682 në ditë
739 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara
324 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit
640 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit
24 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”
596 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve
7908 masa për qëndrim të gabuar
6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit
43 raste për tejkalim shpejtësie
7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.
