LAJME / E Mërkurë 1 Nëntor 2023, 13:01

Sherri në Kepin e Rodonit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Besnik Tomën

“Detyrim paraqitje” për personat e tjerë të përfshirë në sherr

Për sherrin në Kepin e Rodonit, Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për Besnik Tomën, i cili është i shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se Prokuroria ka kërkuar masën “detyrim paraqitje” për personat e tjerë të përfshirë në sherr, mes të cilëve edhe ish-deputeti Mark Frroku, si përfaqësues i kishës.

Personat e tjerë për të cilët Prokuroria ka kërkuar masën “detyrim paraqitje” janë Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

Në video: Konflikti për pronat, kamerat fiksuan personin që qëlloi me armë

Sjellim në vëmendje se përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe arma zjarrit. Gjithçka nisi në momentin që përfaqësuesit e kishës po kryenin rrethimin e tokës, për të cilën disponojnë certifikatë pronësie, dokument të cilin thonë se janë pajisur dhe banorët e zonës./tvklan.al