
Tre nxënës janë përfshirë në një konflikt jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, ku si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën.
Me anë të një njoftimi zyrtar policia bën me dije se 14 vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra në zemër, ndërsa një tjetër ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv
