LAJME / E Martë 18 Qershor 2024, 22:10

Shënohet vik*tima e parë nga temperaturat e larta në Shqipëri

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.

Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet paraprake të policisë, mendohet se temperaturat e larta dhe mosha mund të kenë shkaktuar arrest kardiak.

Trupi po dërgohet në morgun e spitalit, për ekzaminimet ligjore.