LAJME / E Martë 10 Tetor 2023, 15:03

Rrugorja e Elbasanit në aksion/ Arrestohen 8 shoferë dhe gjoba të shumta për shkelje

Policia Rrugore e Elbasanit ka dalë në aksion në të gjitha akset rrugore të qarkut. Si pasojë, janë arrestuar tetë shoferë dhe janë vendosur gjoba të shumta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve (përdorues të rrugës), në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor.

Gjatë javës që lam pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj./abcnews.al