LAJME / E Shtunë 30 Shtator 2023, 02:02

Rrufeja godet tufën e bagëtive dhe vret 10 krerë dhi në Gramsh, banorët shkojnë dhe shpëtojnë çobanin

Reshjet e shiut, të shoqëruara me bubullima, shkreptima rrufe, kanë përfshirë disa zona të Gramshit ditën e sotme.

Në fahatin Broshtan, rrufeja goditi një tufë me bagëti duke vrarë 10 krerë dhi.

Ndërkohë çobani Dëfrim Qyra ka shpëtuar për mrekulli.

Në ndihmë të tij kanë mbërritur banorë të fshatit.

Për familjen Qyra mbarështimi i bagëtive është e vetmja mundësi për të mbijetuar.

38 vjeçari apelon për ndihmë nga qeveria apo kushdo tjetër.