LAJME / E Diel 9 Qershor 2024, 21:09

Rrëzohet aeroplani në Pisa të Italisë, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes pranë aeroportit të Toscany Flight, në provincën e Pisa. Gjithashtu dyshohet se avioni mund të jetë përplasur, dhe më pas të jetë rrëzuar, megjithatë policia po vijon hetimet.

Ndërkohë një ekip zjarrfikës ka ndërhyrë për të nxjerrë trupat e pajetë që ishin bllokuar në avion. Megjithatë nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë rrëzimin e avionit. Po ashtu autoritetet po hetojnë ngjarjen.