
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga 19-vjeçarin Hajri Pulaka, për shkak se dyshohet për veprën penale “Heqje e Paligjshme e Lirisë”.
Nga hetimi doli se ai bashkë me 3 të tjerë të arrestuar më herët, dhunoi dhe mori peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur tek Sheshi Skenderbej.
Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço, menaxherë kioskash.
Dhuna ndaj kamerierit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.
