
Linja ajrore turke me kosto të ulët “Ajet” ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte drejt Tiranës, duke elidhur kryeqytetin shqiptar me Stambollin dhe Ankaranë.
“Një udhëtim krejt i ri nga Stambolli në Tiranë ju pret me AJet, duke filluar nga 35 dollarë. Me pesë fluturime direkte në javë, mund të udhëtoni nga Stambolli në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë!” njoftoi kompania të mërkurën e 31 dhjetorit, citojnë mediat turke.
Sipas deklaratës së kompanisë, fluturimet nga Stambolli do të fillojnë më 2 mars 2026, me pesë fluturime në javë, ndërsa nga Ankaraja më 5 mars, me dy fluturime në javë.
Fluturimet nga Stambolli do të zhvillohen të hënën, të mërkurën, të enjten, të shtunën dhe të dielën, ndërsa nga Ankaraja të enjten dhe të shtunën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
