LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 20:08

Richard Grenell: Hashim Thaçi është i pafajshëm, pse po vonohet vendimi?

Ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të

Specializuara për ta shtyrë edhe një herë shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell e cilësoi të pabazë procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shprehur habinë për vonesat e vazhdueshme në marrjen e një vendimi.

Ai deklaroi se Thaçi është i pafajshëm ndaj akuzave dhe pyeti se çfarë po i pengon

gjyqtarët të nxjerrin një vendim, duke rikujtuar se të akuzuarit kanë kaluar gjashtë vjet në paraburgim. Gjykata speciale në Hagë ka vendosur që aktgjykimi në këtë rast të shpallet më 16 shtator 2026, pasi data është shtyrë disa herë gjatë këtij viti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE