
Një 44-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të enjte në Himarë, pasi ra aksidentalisht nga lartësia teksa punonte në një objekt në ndërtim. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:56, në Dhërmi.
Fillimisht, në një njoftim paraprak për mediat, policia njoftoi se 44-vjeçari me iniciale A. D., mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Rreth një orë më pas, në një njoftim të dytë, policia tha se ai kishte humbur jetën teksa transportohej drejt spitalit të Vlorës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia për mediat./tvklan.al
