LAJME / E Shtunë 7 Mars 2026, 04:04

Qytetari bën gjestin e pabesueshëm! Gjen çantën me 17 mijë euro dhe e dorëzon në qytetin

Një gjest i rrallë ndershmërie është regjistruar në Sarandë, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një çantë të humbur që përmbante një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë, ditën e djeshme shtetasi me inicialet R. Sh. ka gjetur një çantë të humbur dhe, duke treguar integritet dhe përgjegjshmëri qytetare, është paraqitur menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë për ta dorëzuar atë.

Nga verifikimet rezultoi se brenda çantës ndodheshin dokumentet personale të një shtetaseje ukrainase me inicialet L. K., si dhe një shumë monetare prej 17 000 dollarësh.

Gjatë ditës së sotme, shtetases ukrainase iu dorëzuan dokumentet dhe shuma e parave të gjetura, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE