LAJME / E Diel 10 Shtator 2023, 00:12

Qytetarët e tërbuar sulmojnë kryebashkiakun grek pas përmbytjeve fatale

Qytetarët e tërbuar që panë njerëzit dhe pronat e tyre duke u humbur, sulmojnë guvernatorin e rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.

Incidenti i dhu shëm ndodhi ndërsa kryebashkiaku shkoi në Karditsa këtë të shtunë për të parë nga afër zhvillimet pas përmbytjeve nga "Daniel".

Zona Palamas Karditsa, u përmbyt dhe u shkatërrua nga moti i keq.

Dhe ca më keq sot, u prit me britma, mosmiratim të fortë dhe sulme, guvernatori i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.

Në situatën e krijuar, ai u përzu nga njerëzit e tij të sigurisë, në momentet kur disa njerëz goditën makinën kur ata po largoheshin.

“Bëj një gardh që të mos kalojë” bërtet një grua nga turma, kur Kostas Agorastos arrin të hipë në makinë. Hiq pasqyrën bërtet një tjetër.

“Ik, ik” është thirrja e fundit që dëgjohet, nga qytetarët e dëshpëruar. /noa.al