LAJME / E Shtunë 18 Korrik 2026, 20:08

Qeveria Rama zbulon VENDIMIN: Do të jetë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej në fillim të muajit qershor.

Ditën e sotme, në pikën e kalimit u konstatua se automjetet kalojnë lirshëm. Drejtuesit e mjeteve vetëm regjistrohen nga kamerat e vendosura në traun e pikës së pagesës dhe më pas vazhdojnë udhëtimin pa kryer asnjë pagesë.

Në pikën e pagesës janë të pranishme edhe stafet përkatëse, por sipas informacioneve të siguruara, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisë aplikimi i tarifës për përdorimin e tunelit.

Ky mbetet një lajm i mirë për qytetarët dhe pushuesit, të cilët, të paktën deri tani, mund të kalojnë falas në Tunelin e Llogarasë gjatë këtij sezoni veror, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE