
Greqia shtrëngon rregullat në plazhe: Më shumë hapësirë për pushuesit, gjoba deri në mijëra euro për shkelësit
Pushimet në Greqi këtë verë do të jenë ndryshe për mijëra turistë. Autoritetet greke kanë vendosur rregulla më të ashpra për menaxhimin e plazheve, me synimin që të rikthejnë më shumë hapësirë publike për pushuesit dhe të frenojnë zgjerimin e paligjshëm të shezlongëve dhe beach bareve.
Sipas rregullave të reja, të paktën 70 për qind e sipërfaqes së plazheve të organizuara duhet të mbetet e lirë nga shezlongët, çadrat dhe pajisjet e tjera komerciale. Në zonat e mbrojtura ekologjike, kufizimet janë edhe më të rrepta.
Po ashtu, shezlongët nuk do të lejohen të vendosen pranë vijës së ujit, duke garantuar qasje të lirë për të gjithë pushuesit drejt detit.
Greqia po mbron veçanërisht plazhet e paprekura dhe zonat me vlera të larta natyrore, ku ndalohet ose kufizohet rreptësisht vendosja e shezlongëve, çadrave, bareve dhe strukturave të tjera që mund të dëmtojnë ekosistemin.
Një nga risitë kryesore është aplikacioni MyCoast, përmes të cilit turistët mund të kontrollojnë nëse koncesionarët po respektojnë kufijtë e lejuar dhe të raportojnë shkeljet direkt tek autoritetet.
Qeveria greke ka paralajmëruar kontrolle më të shpeshta me ndihmën e dronëve, imazheve satelitore dhe mjeteve digjitale. Shkelësit rrezikojnë gjoba të larta, ndërsa në raste më të rënda mund të përballen edhe me mbyllje të aktivitetit ose humbje të licencës.
Për turistët nga Maqedonia, Kosova dhe rajoni që zgjedhin destinacione si Halkidiki, Thasos, Lefkada apo Riviera Olimpike, ndryshimet nënkuptojnë më shumë hapësirë për vendosjen e peshqirëve dhe çadrave personale, por edhe më pak shezlongë në disa prej plazheve më të frekuentuara.
Autoritetet theksojnë se plazhet mbeten hapësira publike dhe askush nuk mund të paguajë vetëm për hyrjen në plazh apo të pengojë qasjen e lirë në bregdet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
