LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 23:11

Protestuesja para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau bijtë e nënave në 1997-ën, hapi depot dhe shiti armët!

Një grua gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha, të cilin e akuzoi për vrasjet e vitit 1997.

“Jemi rritur me diktatura të ashpra, jemi rritur në kohën e Sali Berishës, që vrau miliona bijë nënash. Nënat janë veshur me shami të zeza. Mos harroni vëllezër, Saliu hapi depot, duke shitur armët, duke futur përçarjen mes nesh, duke na vrarë djemtë e nënave dhe duke hedhur baltë mbi ne. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, tha një protestuese.

Një ditë pas protestës kombëtare, e cila kulmoi me thyerjen e xhamave dhe dyerve të komisariatit nr. 3 në Tiranë, dita e 36-të e protestës u përqendrua te fjalimet e atyre që u liruan vetëm pak orë më herët nga gjykata pas dhunës para parlamentit të enjten.

Pas tre ditësh në qeli Albion Nikolli, Arbër Lleshi e të tjerë ishin rikthyer në sheshin para Kryeministrisë, dhe të gjithë u ankuan se janë dhunuar nga policia.

“Jemi përballur me dhunë, shumë shokë kanë pësuar dhunë të jashtëzakonshme. Nuk na është ofruar asnjë ndihme mjekësore. Ata djem nuk janë huliganë, nuk janë kundër ligjit, por kundër autokracisë, pro demokracisë”, tha Albion Nikolli.

LEXO EDHE:
Tubimi para Kryeministrisë, protestuesja rilexon kërkesat drejtuar Qeverisë
“Protesta është për luftën politike që bën gjenerata Z e së ardhmes ndaj kupolës së vjetër të së shkuarës. dhuna është e paprecedente., jam dhunuar brenda automjetit të policisë, gjatë udhëtimit nga parlamenti të komisariati i policisë. Dhuna policore i përket shekullit të kaluar”, tha Arbër Lleshi.

“Nëse unë jam dhunuar, ju jeni dhunuar. Por nuk jam trembur, jam këtu”, tha protestuesi.

Më herët për mediat, një prej organizatorëve, Arben Kola e dënoi dhunën te komisariati nr.3, duke “larë duart” se nuk kanë qenë protestues por sipas tij janë të sponsorizuar nga qeveria për të njollosur protestën.

Ne jemi deklaruar hapur, e thamë dhe mbrëmë, që protesta mbaroi këtu, kush ka dëshirë të qëndrojë. Ajo që kanë qëndruar mbrëmë janë elementë të sponsorizuar nga qeveria. Sado të mundohet kjo palo qeveri nuk do ia dalë. Çdo tentativë për ta njollosur protestën, nuk do të arrihet. Asnjë nga ato që ka ushtruar dhunë mbrëmë nuk është pjesë e grupit nismëtar të protestës”, tha Arben Kola.

Edhe në këtë protestë e morën fjalën edhe shumë qytetarë të ardhura nga diaspora.

“Diaspora dhe emigrantët kemi qenë motori i ekonomisë shqiptare nga këtu e 36 vite. Diaspora nuk harron sepse bijtë e shqipes janë shqiptarë dhe u vlon gjaku”, tha qytetari.

“Bota ka kthyer sytë te ne. Ne duhet të tregojmë se e duam demokracinë, se nuk e meritojmë këtë kryeministër dhe këtë qeveri. Më shumë se kurrë duhet një front i përbashkët për një qëllim”, tha qytetari.

Por jo vetëm kërkesat kundër qeverisë e Ramës, një qytetare ia kujtoi protestuesve edhe Berishën në krye të opozitës.

“Jemi rritur me diktatura të ashpra, jemi rritur në kohën e Sali Berishës, që vrau miliona bijë nënash. Nënat janë veshur me shami të zeza. Mos harroni vëllezër, Saliu hapi depot, duke shitur armët, duke futur përçarjen mes nesh, duke na vrarë djemtë e nënave dhe duke hedhur baltë mbi ne. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, tha qytetarja.

Në fund një protestuese riktheu idenë se qëllimi kryesor i protestës është krijimi i një partie politike.

“Duhet që nëpërmjet këtij sheshi të organizohemi sa më parë, të krijojmë një pol të tretë. Nga këtu ju them që sigurisht që qëllimi është të kthehet në një parti politike shumë shpejt. Intelektualë mos qëndroni indiferentë, ky është momenti për të reaguar dhe për të bërë zgjedhjen tuaj”, tha protestuesja.

5 kërkesat e prezantuara disa javë më parë, këtë herë u lexuan nga një vajzë protestuese, ndërsa vetëm më pas filloi marshimi i si çdo natë në rrugët e kryeqytetit, që këtë herë thanë se ia dedikojnë dy protestuesve që gjykata i la në arrest shtëpie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE