LAJME / E Shtunë 15 Janar 2022, 15:03

Produksioni i ‘Big Brother VIP’ ia bëri me qëllim? Publikohet detaji që po shpërndahet me shpejtësi, shihni si reagoi dje Donaldi kur iu kujtua takimi me Bora Zemanin

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ u diskutua shumë mbi raportin mes Donaldit dhe Beatrixës. Ata kanë nisur një romancë, por shpeshherë kanë pasur përplasje për faktin se këngëtarja pretendon se nuk po merr vëmendjen e duhur nga Donaldi

Mbrëmë, teksa po transmetohej një klip me momente të dyshes, u vu re një detaj i çuditshëm. Bëhej fjalë për një veprim që pati bërë aktori i humorit ditën kur takoi Bora Zemanin brenda shtëpisë,. Ai është hedhur nga gëazimi pasi takoi Borën.

Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re mbrëmë dhe nga Donaldi, gjë që u reflektua nga mimika e tij.

Të jetë vallë një rastësi apo e qëllimshme nga ana e produksionit? Donaldi është kritikuar shumë se nisi lidhjen me Trixën ndërkohë që kishte dhënë shpresa për një rikthim me Borën.

Duke komentuar veprimet e ditëve të fundit të Donaldit ndaj Trixës, Ardit Çuni dhe Paloma thanë se ai e ka kuptuar se është nxituar në lidhje me Trixën dhe se nuk ka ndjenja për të.