
Me dhimbjen e ndezur në zemër, 1000 ditë pas vdekjes së Diego Maradonës, Gianinna, vajza e legjendës argjentinase të futbollit, ndau ndjenjat e saj në rrjetet sociale dhe dha detaje se si po i kalon këto vite pa të. Sipas vajzës së madhe të “Dorës së Zotit”, koha i përshtat disa ndjenja, por dhimbja është e patransferueshme.
Duke pranuar të luftojë edhe në një mijë fronte të hapura, Gianinna përsërit kërkesën e vazhdueshme për drejtësi mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së babait. Përmes llogarisë personale në Instagram, ku poston edhe një foto retro të babait të saj, vajza e Maradonës shkruan:
“Koha nuk shëron asgjë, koha rregullon disa ndjenja, por dhimbja nuk është e transferueshme. Kalojmë si mundemi, duke luftuar mes njëmijë frontesh të hapura dhe një kërkese të vazhdueshme për DREJTËSI. Unë dhe Dalma nuk do të ndalemi, nuk do të na përkulin.
Çdo ditë që kalon është një ditë më pak për t’u takuar përsëri, kudo që të jeni. Shpresoj të jeni të qetë, me buzëqeshjen tuaj të bukur të tërhequr dhe TV të mos ekzistojë. Ju nuk mund të rikompozoni atë që nuk ka ekzistuar kurrë.
1000 ditë pa mundur të të përqafoj, por akoma të mbaj me vete, je në të qeshurat e nipërve, në përqafimet me motrën time, në përkëdheljet e nënës sime, në çdo kujtim të familjes së bukur të mbështetësve së pafund që na le. Të duam babi!
Betohem se kjo bandë mafioze do të bjerë dhe kur të bien ne do të mund të jetojmë në paqe. Derisa të takohemi përsëri, po ju shkruaj nga këtu, vazhdo të më dërgosh sinjale që më përqafojnë shpirtin, që më bëjnë të ndihem e fortë dhe më shtyjnë të vazhdoj. Faleminderit që je babai im! Më mungon çdo ditë e më shumë!”
Pra, apeli i Giannina për "drejtësi" dhe "bandën e mafiozëve" është i qartë. Ajo iu referohet mjekëve që përfunduan në gjyq, pas vdekjes së Diego Armando Maradonës. Bëhet fjalë për 8 persona të akuzuar për vrasje të thjeshtë, me keqdashje të mundshme. Për këtë krim në Argjentinë rrezikon nga 8 deri në 25 vite burg.
