
Një person është plagosur me thikë paraditen e së hënës në Drenas, pas një konflikti që dyshohet se shpërtheu pas një aksidenti trafiku.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur dy persona, të përfshirë fillimisht në një aksident komunikacioni, janë konfliktuar, ndërsa situata ka eskaluar deri në përdorimin e një mjeti të mprehtë.
Si pasojë e sulmit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 11:00 e kemi pranuar informatën se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, si dhe për të identifikuar përgjegjësit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e personave të përfshirë apo gjendjen shëndetësore të të lënduarit, ndërsa hetimet janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
