LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 13:01

"Po ta zgjidhja vetë, nuk do ta gjeja këtë familje" – Rrëfimi prekës i një gruaje për martesën e saj bëhet viral

Një çift i ndalur për një intervistë të shkurtër në shesh ka prekur zemrat e shumë qytetarëve me historinë e tyre të dashurisë dhe martesës.

Gjatë bisedës, gruaja tregoi se martesa e saj ishte bërë me ndërmjetësimin e tezes, e cila kishte luajtur rolin e shkueses. Ajo tha se, në atë kohë, nuk kishte pasur mundësinë ta njihte më herët familjen e bashkëshortit, por sot ndihet jashtëzakonisht mirënjohëse për zgjedhjen që ishte bërë.

“Tezja u kanë msit për mu. Me pas zgjedh vetë, nuk kisha ditë me ardh te kjo familje. Vlerën ia di dhe e du si ditën e parë,” shprehet ajo në video.

Fjalët e saj janë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë i kanë cilësuar si një dëshmi se respekti, mirëkuptimi dhe dashuria mund të forcohen me kalimin e viteve.

Gruaja thekson se lumturia në martesë nuk ndërtohet vetëm mbi mënyrën se si janë njohur bashkëshortët, por mbi përkushtimin, respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë që krijohet gjatë jetës së përbashkët.

Edhe bashkëshorti i saj ishte pjesë e bisedës, ndërsa çifti përcolli një mesazh pozitiv për rëndësinë e harmonisë familjare dhe mbështetjes reciproke.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka marrë qindra komente pozitive nga qytetarë që e kanë vlerësuar sinqeritetin e çiftit dhe mesazhin e tyre për dashurinë, besimin dhe jetën bashkëshortore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE