
Policia organizoi një operacion kërkimi në zonën përreth fshatit Drizë, pasi disa banorë kishin deklaruar se e kishin parë 58-vjeçarin duke hyrë në një shpellë. Pas kontrolleve intensive, efektivët arritën ta lokalizonin trupin e tij në brendësi të saj.
Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën si pasojë e mungesës së oksigjenit në ambientin e mbyllur të shpellës.
Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Trupi i pajetë i Gramoz Grymshit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
