
Tiranë, 12 Janar 2024 / noa.al – Një djalë i ri është plagosur sonte pak para mesnatës në Tiranë, ndërsa autori i krimit u largua në drejtim të paditur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, raporton noa.al.
Mësohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Zamir Kalemi, rreth 35 vjeç.
I plagosuri është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht ai gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta pas këtij atentati, një makinë shpërtheu në flakë në Bërzhitë. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me plagosjen tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al
