LAJME / E Hënë 24 Qershor 2024, 23:11

Plagosi me mjete të forta 65 vjeçarin, bie në pranga autori në Korçë

 

Plagosi me mjete të forta një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi Sotiraq Bicolli dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin K. M., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.