LAJME / E Diel 16 Qershor 2024, 21:09

Pickime nga gjarpërinjtë/ Shtohen rastet mes turistëve, problem bëhet edhe merimanga e zezë

Madje ka pasur raste edhe në Tiranë. Shefi i shërbimit të toksikologjisë në QSUT u kërkon qytetarëve të drejtohen  në qendrën shëndetësore më të afërt brenda dy orëve të para pasi helmimi nga gjarpri mund të jete dhe vdekjeprurës.

Shefi i shërbimit të toksikologjisë u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë afër një qendër shëndetësore të mos manipulojnë me metoda tradicionale pasi shpesh shkaktojnë dëme.

Helmimi mund të ndodhë edhe në det nga një peshk helmues  apo djegiet nga kandili.

Çdo qendër shëndetësore tha Andrin Tahiri është pajisur me barin kundër gjarpërinjve i cili kurrsesi nuk duhet përdorur nëse blihet në farmaci pa konsultën e një mjeku.

Top Channel