
Procedimi gjyqësor që përfshin ish-sulmuesin e Milanit, Robinho, i dënuar me 9 vite për përdhunimin e një vajzë të re shqiptare, vendim i sistemit të drejtësisë italiane, mund të nisë sërish nga Brazili.
Në fakt, 39-vjeçari nga Sao Vicente mund ta vuajë dënimin në vendin e tij të origjinës, pasi Gjykata e Lartë Braziliane e Drejtësisë ka refuzuar apelin e palës mbrojtëse të ish-futbollistit, e cila iu kërkoi autoriteteve italiane të prodhonin dhe të siguronin një kopje të përkthyer të të gjithë procesit kundër tij.
Në janar 2022, Gjykata e Kasacionit në Itali la në fuqi dënimet e Robinhos dhe mikut të tij Ricardo Falco me nga 9 vite burg për përdhunim, duke konfirmuar kështu dënimet e dhëna në shkallë të parë dhe në apel.
Prandaj qeveria italiane ka kërkuar që dënimi përfundimtar në Itali të kryhet në Brazil. Kushtetuta braziliane në fakt nuk parashikon mundësinë e ekstradimit të shtetasve të saj. Ish-ylli i Milanit, aktualisht është i lirë në San Paolo.
