LAJME / E Diel 23 Gusht 2026, 19:07

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin në Durrës dhe u largua, policia kap autorin e dyshuar

Policia ka identifikuar dhe kapur drejtuesin e automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Rrashbull të Durrësit, në aksin Shkozet–Shijak, ku humbi jetën 41-vjeçari Vasil Hasani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të së premtes, teksa Hasani po udhëtonte me biçikletë në drejtim të banesës. Ai u përplas nga një automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit pa i dhënë ndihmën e nevojshme.

Për rreth katër orë, 41-vjeçari dyshohet se ka qëndruar i shtrirë në rrugë, në errësirë. Vetëm rreth orës 06:00, një kalimtar e ka konstatuar dhe ka njoftuar autoritetet, por në atë moment ai kishte ndërruar jetë.

Humbja e Vasil Hasanit ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij të mitur, dy djem 14 dhe 10 vjeç dhe një vajzë 13-vjeçare, si dhe prindërit e moshuar.

Pas tragjedisë, familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për të mbështetur familjen Hasani në përballimin e vështirësive pas humbjes së 41-vjeçarit.

Apeli për ndihmë është bërë nga nipi i viktimës, i cili u kërkon qytetarëve të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që bashkëshortja dhe tre fëmijët e Vasilit të kenë mbështetje në këtë periudhë të vështirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE