LAJME / E Mërkurë 22 Nëntor 2023, 11:11

Përmbyset autobuzi në autostradë, raportohet për 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Një autobus u përmbys në autostradën e shtetit lindor meksikan të Veracruz, ku raportohet se të paktën 12 pasagjerë humbën jetën dhe 58 të tjerë u plagosën.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën që lidh qytetet La Tinaja dhe Acayucan, në jug të shtetit.

Garda Kombëtare Meksikane tha se shkak i aksidentit ishte gabimi i shoferit.

Dhjetëra të plagosur janë transportuar në spitalet në Veracruz dhe të paktën shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.