LAJME / E Diel 16 Qershor 2024, 21:09

Përleshja në Gelsenkirchen, Sky Sport: Në incident u përfshinë shqiptarët dhe serbët

Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë. Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë.

Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

“Policia gjermane është përballur me një incident me tifozë shqiptarë dhe serbë pranë qendrës së Gelsenkirchen.

Shumica e oficerëve të lartë të policisë gjermane në vendngjarje thonë se për momentin ata besojnë se incidenti nuk përfshin tifozë anglezë”, thuhej në njoftimin e mediumit të madh anglez.

Anglia dhe Serbia do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian.