LAJME / E Premte 14 Qershor 2024, 23:11

“Përgjigja e lutjeve të mia”/ Kujt ja dedikon këto fjalë Luiz Ejlli, këngëtari ndan foton e ëmbël

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u bënë prindër për here të parë disa javë më parë, pasi erdhi në jetë e vogla e tyre, Luna Mari Ejlli.

Çifti nuk hezituan të publikonin foto të vogëlushes që në ditët e para, duke marrë urime pafund nga miqtë, të afërmit, si dhe ndjekësit. 

Sot këngëtari ka ndarë me ndjekësit një foto, ku shfaqet duke mbajtur në krahë pikërisht Lunën e vogël.

"Nëse do të mund të shihnit atë që unë shoh, atëherë ju jeni përgjigjja e lutjeve të mia.", ka shkruar ai krahas fotos së publikuar në Instagram.