LAJME / E Diel 4 Shkurt 2024, 17:05

Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, lëndohet 55-vjeçari që u përpoq të fikte zjarrin

Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës në lagjen “11 Nëntori”.

Në apartament ka qenë një 55-vjeçar, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë.
Pasi mori mjekim në spital, 55-vjeçari u largua për në banesë.

Zjarri është shuar, teksa dyshohet se u shkaktua për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes.

Në lagjen “11 Nëntori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.