LAJME / E Enjte 12 Tetor 2023, 03:03

Pas grabitjes në Myslym Shyri, “Robin Hudi” guxon sërish: Tentoi të vjedhë një tjetër dyqan celularësh

I riu i cili grabiti me rmë mbrëmjen e kaluar një kompani celularësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku mori 300 mijë lekë të vjetra,ka tentuar të grabisë njëtjetër biznes në Tiranë mbrëmjen e sotme.


Burimet bëjnë me dije se i riu ka qenë sërish i veshu me të njëjtën bluzë me ngjyrë të kuqe, me kapele dhe me syze.

Ai ka tentuar të grabisë një tjetër biznes celularësh në zonën e Kombinatit, por esa duket këtë herë nuk ia ka arritur qëllimit.